PSD e Tom Doshit depoziton në KQZ kërkesën për regjistrim për zgjedhjet e 25 Prillit

10 Shkurt 2021, 09:35| Përditesimi: 10 Shkurt 2021, 12:14

  • Share

TIRANË- Partia Social Demokrat ka depozituar KQZ kërkesën për regjistrim për zgjedhjet e 25 Prillit. Kërkesa është depozituar nga kryetari i saj, Tom Doshi.  

Në ditën në vijim KQZ pritet të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e partive që kanë depozituar për regjistrim. 

Afati i regjistrimit të partive është deri më 15 shkurt, ndërkohë që më herët janë regjistruar parti të tjera. Ndërsa deri ne 24 shkurt duhet te regjistrohen koalicionet.

Më herët me PD-ja dhe LSI kanë në dërguar kërkesë në KQZ, e së bashku me to edhe 8 parti të tjera. Dy prej të cilëve aleatë të Bashës, ajo e Fatmir Mediut Partia Republikane dhe LZHK-ja e Dashamir Shehit. Konkretisht, PD, PR, LZHK, Aleanca Demokristiane, PAA, Partia Bashkimi Demokrat, Lëvizja e Re (LRE), PKD, Partia Aleanca Demokracia e Re i kanë çuar kërkesë KQZ për regjistrimin e tyre.

Ndërsa 3 ditë më parë KQZ regjistroi 10 partitë e para të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit., mes tyre partia e Jozefina Topalli me Lëvizja për Ndryshim, Myslim Murrizi me Partinë Lëvizja Demokratike Shqiptare dhe Astrit Patozi me partinë Bindja Demokratike. 

1612946241_B3AB754DOSHI0P20180416182544.jpg

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?