Sport

'Tokio 2020'/ Pa surpriza gara edhe për qitësen Deliaj, me 29 korrik tentativa e dytë! Sportisti i radhës që përfaqëson Shqipërinë notari Kadiu

25 Korrik 2021, 10:44| Përditesimi: 25 Korrik 2021, 12:47

  • Share

Pa surpriza ka përfunduar edhe gara për sportisten tjetër shqiptare Manuela Deliaj, qitësja e cila garonte 10 metër pistoletë ajër. Deliaj kapi në total 565 pikë, duke u renditur e 37 nga 53 sportistë që garonin në këtë disiplinë. Deliaj gjithsesi do të garojë sërish me datë 29 korrik në disiplinën 25 metër pistoletë precision.

Sportisti i radhës i Shqipërisë që do të garojë në Lojrat Olimpike është notari Kledi Kadiu, me 27 korrik ora 12:00. 18-vjeçari që stërvitet në Amerikë do të garojë në disiplinën 100 metër stil i lirë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?