Tokat djerr në Kukës, fermerët nuk mbjellin grurë, shkak rritja e çmimit të naftës dhe plehrave kimikë

21 Shkurt 2022, 16:26| Përditesimi: 21 Shkurt 2022, 16:46

  • Share

Në fushat e Kukësit është ulur ndjeshëm sipërfaqja e tokës së mbjellë grurë. Fermerët shprehen se nuk kanë leverdi për shkak se janë rritur çmimet për naftën, farërat dhe plehrat kimikë.

"Tani mbjellim shumë pak se vitet e kaluara sepse rezultati është i dobët. Bujqësia ka rënë poshtë, sepse janë rritur çmimet për farat dhe plehrat kimikë. Ka shkuar 90 mijë për kuintal ndërsa më parë ka qenë me 27 mijë lek për kuintal", tha një fermer.

Tregtarët e farave dhe pesticideve pranojnë se rritja e çmimeve ka ardhur si efekt zinxhir i çmimit të naftës. Ndërsa plehrat kimikë të importit kanë shkuar me 8 mijë lekë për kuintal.

"Bujku nuk ka mundësi ta blejë nitratin me çmimin 83 mijë lek për kuintal. Ndërsa ureja ka shkuar 100 mijë lek/kuintal. Pra nuk i hedhin dot grurit nitrat e ure, sepse gruri shitet me 400 lek. Kostoja e prodhimit është shumë e lartë", tha tregtari Ilmi Sylaj.

Këtë vit vetëm 200 hektarë tokë janë mbjellë me grurë në fushat e Shtiqenit, ndërsa pjesa më e madhe e tokës ka mbetur djerr. Në gjithë Bashkinë e Kukësit sipërfaqet e mbjella me grurë janë tkurrur me 30 për qind krahasuar me një vit më parë.  

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • agronomi: 21/02/2022 17:59

    Pershendetje miq ! Gruri mbillet ne fund te tetorit dhe nentor....qe atehere kane kaluar 4 muaj....Nuk eshte kjo aresyeja kryesore, pa permendur subvencionin e nje pjede te naftes nga shteti.Kryesorja eshte ajo qe prej vitesh jane larguar njerezit nga keto zona drejt qendrave urbane ku punojne kryesisht ne ndertim...Po ashtu pothuajse jane zhdukur tufat me te imta sepse nuk ka kush ti kullote bagetite ne ato kullota te pasura dhe te pershkuara nga ujra te shumta.Kete vit cmimet e mishit peshe e gjalle dhe e therrur jane ngritur maksimalisht sepse dhe kerkesa e tregut per mishra vendi nga gjithe llojet eshte e madhe...KETO ZONA KURRE NUK JANE DALLUAR PER PRODHIM GRURI SEPSE KY NUK MBILLET NE MALE,POR DUKE PATUR KULLOTA CILESORE KANE PATUR DREJTIM BLEGTORAL E TJ.

    Përgjigju
    • kuksiani: 21/02/2022 20:39

      ti o agrnonom qe jep mend e ske kalem, nuk paske qene ndonjehere ne kukes qe te flasesh nese mbillet gruri apo jo. Por kur ke kaq mend, kaq jep. ndersa per kete shqiptarin qe i duket vetja me i mire skam ca me i thane, se e paska pa Zoti

    • shqiptari: 21/02/2022 18:53

      bravo o agronom.thuaji ketyre qe kuksianet jane te gjithe ne bathore e te keneta ne durres se atje kujtojne qe do hane me lug floriri.

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?