Tokat bujqësore, si merret
pronësia nga ish-ndërmarrjet

24 Tetor 2014, 07:11| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- Ndarja e tokës bujqësore, dhënia e saj në përdorim e, më pas, kalimi në pronësi është shoqëruar me mangësi e probleme të ndryshme. Në vite, komisionet e tokës në fshat, në shumë raste, nuk kanë plotësuar dokumentacionin e fitimit të pronësisë, aktin e marrjes së tokës në pronësi (AMTP) për të gjitha familjet bujqësore, që kanë plotësuar kriteret ligjore si përfitues. Plotësimi dhe riparimi i mangësisë kryesore, plotësimi i dokumentacionit të pronësisë, solli si nevojë përgatitjen e një ligji të ri në vitin 2012, i cili ka rënë nga fuqia më 1 tetor 2013. Por shumë komuna/bashki të vendit nuk përmbyllën në afatin ligjor këtë proces shumë të rëndësishëm.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?