Tokat bujqësore pa vaditje, bashkia
Roskovec:Problem,por do e zgjidhim

23 Prill 2016, 15:31| Përditesimi:

  • Share
Sipërfaqja e madhe e tokave bujqësore në Bashkinë e Roskovecit, ka shumë nevojë për një sistem të rregullt të ujitjes dhe kanalizimeve.

Vete kryetarja e Bashkisë, Majlinda Bufi ka deklaruar se procesi i ujitjes dhe vaditjes është një problem, sidomos për periudhën e verës, ku tokat bujqësore kanë nevojë për vaditje.

Pikërisht për të shmangur situatë problematike për fermerët e zonës, janë krijuar grupet e posaçme të punës për stabilizimin e situatës së ujitjes. 

Sipas kryebashkiakes, këto masa u morën pikërisht sapo qeveria ja kaloi përgjegjësinë Bashkisë së Roskovecit. 

Roskoveci kryesisht, dhe më shumë ndoshta se bashkitë e tjera, ka një sipërfaqe të gjerë dhe ka një popullsi e cila merret kryesisht me bujqësi. Përsa i përket ujitjes dhe kullimit, është shumë e vërtetë që me ndarjen e re administrativo-territoriale kryetarët e rinj të bashkive, me një vit tashmë në detyrë, kanë marrë hap pas hapi një sërë kompetencash të reja. Një nga këto është edhe kalimi i përgjegjësisë për ujitjen dhe kullimit” tha ajo.

Fermerët shprehen se puna për pastrimin e kanaleve duhet të ishte nisur vite më parë që të mos shkatërroheshin në këtë gjendje.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?