Togeri shqiptar, oficeri më i mirë ndërkombëtar mes 142 kolegëve nga e gjithë bota

11 Shkurt 2020, 11:49| Përditesimi: 11 Shkurt 2020, 12:02

  • Share

TIRANË - Togeri i Forcave të Armatosura, Bledar Ndoja renditet i pari, si oficeri më i mirë ndërkombëtar në përfundim të Kursit të Kapitenit të Karrierës në Fort Benning të SHBA, përkrah 142 kolegëve nga e gjithë bota.

"Një super lajm vjen përtej oqeanit!", e quan ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila thotë se "bashkë me Bledarin, pjesë e kursit 6 mujor ishte edhe toger Dritan Çela për të cilin vlerësimet ishin gjithashtu maksimale".

"Investimi në arsimimin e ushtarakëve të rinj në akademitë më të mira në botë garanton një të ardhme më të mirë për Forcat tona të Armatosura. Krenari për Forcat e Armatosura", shkruan ajo në një postim në Facebook.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • SiDjali: 26/02/2020 15:01

    Te lumte.

    Përgjigju
  • realiteti shqiptar: 11/02/2020 13:50

    ne albanistan vetem hajduti , i korruptuari , batakciu ben pune i ndershmi ,dhe talenti luftohet deri ne palce .

    Përgjigju
  • Arbëri: 11/02/2020 13:03

    I lumt!!!

    Përgjigju
  • Ushtaraku: 11/02/2020 12:53

    Tani shkarkojeni nga puna për ndonjë motiv banal....siç keni bërë gjithmonë me me te miret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?