Leslie Van Houten

Tmerri i Los Angeles! Lirohet pas 52 vitesh ‘engjëlli i vdekjes’ së kultit Manson

12 Korrik 2023, 16:07| Përditesimi: 12 Korrik 2023, 16:10

  • Share

Është lënë e lirë me kusht pas më shumë se 52 vitesh burg 72-vjeçarja Leslie Van Houten, një ndër “engjëjt e vdekjes” së sektit të Charles Manson që mbolli panik dhe horror në Los Angeles në fundin e viteve 1960.

Van Houten qe dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e tmerrshme të Leno dhe Rosemary LaBianca në vitin 1969. Ajo ka arritur ta fitojë lirinë për shkak se nuk mori pjesë në masakrën e Cielo Drive në Los Anxhelos, ku u vra në mënyrë makabre në muajin e tetë të shtatzënisë aktorja Sharon Tate, shoqet e saj dhe një djalë 18-vjeçar.

Lirimi i saj pritej pasi guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom u tërhoq nga apelimi i një vendimi të gjykatës së apelit shtetëror për t’i dhënë burgim me kusht të burgosurës, e cila ishte dënuar me bu Leslie Van Houten, e njohur me nofkën “engjëlli i vdekjes” i Charles Manson, nuk mori pjesë në masakrën e Cielo Drive në Los Anxhelos, ku u masakrua në muajin e tetë të shtatzënisë aktorja  Sharon Tate, shoqet e saj dhe një djalë 18-vjeçar.

Vrasjet u kryen nga Tex Watson, Susan Atkins dhe Patricia Krenwinkel, nën drejtimin e Manson. Charles Manson, udhëheqësi i çmendur i kultit që quhej “Familja Manson” kishte një listë me yje Hollivudi që kishte planifikuar të vriste.

Mes tyre ishin edhe aktorja e famshme Elizabeth Taylor dhe këngëtarët Tom Jones dhe Frank Sinatra. Plani i Manson ishte të vriste sa më shumë VIP-a, për të nisur një luftë racash, që do t’i jepte fund botës.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?