Itali/ Shqiptari merr me forcë gruan e dhunon dhe e mbyll në garazh, në kërkim 35 vjeçari

23 Tetor 2023, 11:55| Përditesimi: 23 Tetor 2023, 11:59

  • Share

Një 35-vjeçar shqiptar ka dhunuar bashkëshorten e tij 31-vjeçare dhe më pas e ka mbyllur në garazh. Fatmirësisht gruaja ka mundur të arratiset nga garazhi dhe ka shkuar më pas në polici ku dhe ka denoncuar bashkëshortin.

Ajo ka rrëfyer para policisë se burri e kishte marrë me forcë mëngjesin e djeshëm nga makina e një prej kolegëve të saj, ku së bashku me djalin e saj  9-vjeçar, ishte nisur për në punë. Pas një debati të ashpër, burri mësohet se e ka dërguar atë në një shtëpi të pabanuar në zonën e via Libertà, në Maddaloni, ku pasi e rrahu dhe e kërcënoi me vdekje, e mbylli në garazh, duke u larguar me djalin dhe duke e paralajmëruar se do të kthehej për ta vrarë.

Sipas mediave italiane, gjatë natës, 31-vjeçarja ka arritur të arratiset nga “burgu i saj” duke thyer një dritare dhe duke u vetëplagosur. Falë një kalimtari, ajo më pas ka arritur të lajmërojë policinë.

31-vjeçarja ka mundur të bashkohet me të birin dhe të strehohet në një qendër në ndihmë të grave të dhunuara, ndërsa bashkëshorti i saj, 35-vjeçari shqiptar, është ende në kërkim për dhunë në familje dhe rrëmbim.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?