Tmerr në majë të një karoseli! Fëmijët ngecin të varur me kokën poshtë për dy orë në një park lojërash në Amerikë

5 Korrik 2023, 14:43| Përditesimi: 5 Korrik 2023, 15:02

  • Share

Shtatë fëmijë dhe një i rritur, të cilët kishin shkuar për tu zbavitur ne një park lojërash në Ëisconsin të Amerikës, ngecën me kokë poshtë për dy orë pasi u ngjitën në një karosel, i cili pësoi një problem në mes të xhiros.

Incidenti ndodhi të dielën në Festivalin e Qarkut Pyjor në Krandon në një karoseli të quajtur Fireball.

Një problem teknik ndaloi së punuari një karosel në një park në Amerikë, duke bërë që tete persona të cilët ishin ngjitur për të përjetuar adrenalinën në ajër dhe pamjen mrekullueshme nga maja e makinerisë, të ngecnin aty me kokë poshtë për plot dy orë.

Në videon që ka bërë xhiron e rrjetit, tregohet momenti kur ekipet e shpëtimit, të ardhur nga qytete të ndryshme, ngjitën në majë të karoselit, pasi u duhej të përdornin pajisje speciale për të çliruar pasagjerët.

Shërbimet e urgjencës mjekësore arritën gjithashtu në vendngjarje dhe tetë personat u dërguan në spital.

Ndonëse asnjëri nga fëmijët nuk u lëndua, kjo eksperiencë e tmerrshme dhe paharrueshme njëkohësisht me siguri do i bëjë të mos shkojnë kurrë më në një park lojërash.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?