Në foto Marida Shehi, 32-vjeçarja e arrestuar për mashtrim

Kronikë

Tjetërsoi disa toka bujqësore, arrestohet zyrtari në Tiranë! Në pranga edhe dy 'mashtruese'

27 Maj 2021, 15:30| Përditesimi: 27 Maj 2021, 15:57

  • Share

Tre persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale, janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se është arrestuar një 59-vjeçar, me detyrë Specialist i zyrës së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pasi dyshohet se nëpërmjet dokumentacioneve dhe formularëve të falsifikuar, ka tjetërsuar disa toka bujqësore në fshatin Bastar i Mesëm, Zall-Bastar, Kamëz.

Po ashtu është arrestuar edhe një 33-vjeçare me inicialet M.B., e cila akuzohet se ka falsifikuar dokumentacione dhe kontrata pune të disa subjekteve në shtetin e Kroacisë dhe Maltës dhe u premtonte shtetasve të ndryshëm se do ti punësonte në sektorin e ndërtimit.

1622123845_MaridaShehi.jpg

Në foto  Marida Shehi, 32-vjeçarja e arrestuar për mashtrim

Në pranga ka rënë edhe një 32-vjeçare e identifikuar si Marida Shehi, 32 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë,  e ka dënuar me 3 vite burg, për veprën penale “Mashtrimi”.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?