Laguna e Kune Vain

Tjetërsimi i pronave në Kune Vain, Gjykata e Lezhës zbut masat për 3 zyrtarët e ADZM! Nën akuzë për shpërdorim detyre

30 Dhjetor 2022, 09:01| Përditesimi: 30 Dhjetor 2022, 11:48

  • Share

Drejtori i Administrimit të Zonave të Mbrojtura në Lezhë Pjeter Toni dhe 2 vartësit e tij të arrestuar në muajin qershor me akuzën e "Shpërdorimit të Detyrës" do të hetohen në gjendje të lirë.

Gjykata e Lezhës ndryshoi masën e sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje, për drejtorin e ADZM Pjeter Toni, si dhe liroi nga qelia dy punonjësit e këtij institucioni Armando Lleshaj, 27 vjeç specialist monitorimi dhe Tom Gjelaj, 63 vjeç, roje mjedisore, duke vendosur ndaj tyre masën detyrim paraqitje.

Vendimi është dhënë nga gjyqtari Artan Hajredinaj, i cili pranoi kërkesën e palës mbrojtëse për një masë më të butë ndaj tre zyrtareve të vënë nën akuzë, me argumentin se nuk përbëjnë rrezik largimi dhe prishje të provave. Hetimet në lidhje me rastin nisen bazuar në informacionet e siguruara se në zonën e mbrojtur “Laguna Kune-Vain” po kryhej veprimtari e paligjshme”.

Sipas prokurorisë 3 zyrtaret e ADZM nuk kanë përmbushur detyrat funksionale dhe kishin lejuar “dëmtimin e zonës së mbrojtur të Kune – Vainit, konkretisht në vendin e quajtur “Grykëderdhja e Matkeqës”.

Hetimi ka provuar se në zonën e mbrojtur janë hedhur inerte për ta kthyer atë në tokë dhe po ashtu ka pasur përpjekje për tjetërsimin e saj. Gjithashtu Policia e Lezhës procedoi penalisht në nëntor të vitit që shkoi tre persona për hedhje të inerteve në lagunë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Oficeri: 30/12/2022 10:07

    Po dihej sa te jete KÇK.Artan Hajredinaj do lirohej. E liroi dhe Pashk Noken edhe ate se ishte shume i semure....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?