Kronikë

Tjetërsimi i pronave në Dhërmi, shkon në 4 numri i zyrtarëve të arrestuar! Në pranga topografi i bashkisë Himarë! Falsifikoi pronën, e shiti tek të tjerë

9 Nëntor 2021, 09:51| Përditesimi: 9 Nëntor 2021, 14:26

  • Share

Hetimet për tjetërsimin e pronave në Dhërmi kanë çuar në pranga sot edhe topografin e Bashkisë Himarë. Mësohet se është arrestuar Elton Marko, 41 vjeç, me detyrë topograf pranë Bashkisë Himarë, i cili dyshohet se ka falsifikuar formularin e Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi, të cilin e ka përdorur për regjistrimin e një pasurie në fshatin Dhërmi dhe më pas e ka shitur tek persona të tjerë.

Kujtojmë se më herët, nën dyshimin e falsifikimit të dokumenteve dhe tjetërsimit të pronave në Dhërmi, u arrestuan Ddrejtori i administrimit e mbrojtjes së tokës në Vlorë, Bardhyl Gjika, specialisti i kësaj drejtorie, Kreshnik Mino dhe ish-kreu i kadastrës së Vlorës Klodjan Troci. Gjika dhe Troci ndodhen në burg, ndërsa Mino u la nga gjykata në arrest shtëpie. Sipas hetimeve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë falsifikuar dokumente arkivorë të pronësisë, si tapi pronësie apo përdorimi për banorë të fshatrave Himarë e Dhërmi, etj. të Bashkisë Himarë.

Për një numër të konsiderueshëm praktikash, ata kanë bërë 'një sy qorr', ku ndonëse janë konstatuar dokumente pronësorë me ndërhyrje, i kanë njehsuar ato, duke i konfirmuar dhe përcjellë personave ose institucioneve kërkuese.

Ndërkohë, për shkak të frikës nga drejtësia si pasojë e shkeljeve të shumta të bëra, ata inskenuan edhe një vjedhje në zyrat e këshillit të qarkut në Vlorë ku u morën dy dosje për pronat në Dhërmi, skemë që u zbulua më pas nga policia, duke nxjerrë në dritë historinë e falsifikimeve dhe tjetërsimit të pronave që vijonte prej 3 vitesh, që nga 2019.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • minushe: 09/11/2021 15:38

    me pronat eshte bere skandal.... te shkretet ish pronaret ... ja mbivendosen token me 7501 ...me AMTP te fallsifikuara.. si ky rasti lart... dhe hipoteka i thote shko ne gjyq ta zgjidhesh??? Ne vend ti arrestojne edhe punonjesit e ish hipotekes edhe vete fshataret apo kryekomunaret ???? Ka ndonje zgjidhje per kete katraure??? Apo ne Dhermi jane interesa te tjera dhe duhen goditur abuzuesit???

    Përgjigju
  • justice: 09/11/2021 14:07

    Jane hedhur akuza ndaj familjes Marko nga nje zonje. Aty kryesori eshte kryeplaku i fshatit Aleks Marko. Nga ai kalojne gjithe abuzimet me prona ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?