Agustin Gjini

Kronikë

Tjetërsimi i pronave, lirohet shefi i sigurisë së Portit Shëngjin! Gjykata vendosi masën "detyrim paraqitje" për Agustin Gjinin

29 Mars 2021, 11:37| Përditesimi: 29 Mars 2021, 12:16

  • Share

Gjykata e Lezhës ka zbutur masën e sigurisë ndaj shefit të sigurisë së Portit të Shëngjinit Agustin Gjini, i cili u arrestua nga policia tre ditë më parë për tjetersim pronash gjatë kohës kur ishte zyrtar i Komunës Shëngjin.

Seanca gjyqësore për verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurisë u zhvillua paraditen e së hënës dhe gjyqtari Jak Ndoka vendosi masën e sigurisë "Detyrim paraqitje" 1 herë në javë në policinë gjyqësore, pavarësisht kërkesës së prokurorit Sabri Kastriti që ai të qëndrojë në burg.

Vendimi i gjykatës së Lezhës pritet të apelohet nga organi i akuzës. Shefi i sigurisë në portin e Shëngjinit Agustin Gjini u arrestua të premten nga specailistet e Seksionit të Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë, pasi gjykata kishte vendosur masen e sigurisë "arrest në burg", ndaj tij.

Ky person dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës si përgjegjës i Sektorit të Arkivit dhe Protokollit në Komunën Shëngjin gjatë viteve 2011-2014 ka falsifikuar dokumentet, duke tjetërsuar sipërfaqe toke në bregdetin e Shëngjinit, nga lloji i pasurisë rërë në arë. Hetimet në lidhje me këtë çështje kanë nisur 6 muaj më parë nga Prokuroria e Lezhës, ndërsa bëhet e ditur se vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë te implikuar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?