Tjetër vrasje në Kamzë, ekzekutohet në oborrin e banesës 31-vjeçarja! Vëllai i viktimës: E ka bërë Dan Hutra, më ka kërcënuar në burg! Pistë tjetër dyshohet gjakmarrja

1 Mars 2023, 14:40| Përditesimi: 1 Mars 2023, 16:57

  • Share

Pas plagosjes me bicak së ish të dashurës në Astir, dhe masakrës me kallashnikov në shtëpinë e ish-bashkëjetueses me të cilën ka një vajzë 4 muajshe, Dan Hutra dyshohet se është larguar me makinë drejt Kamzës, ku ka qëlluar me armë duke lënë të vdekur Etleva Kurtin, 31 vjeçare.

Policia beson se është i njëjti autor pasi dëshmitarë kanë parë të largohet autorin me një makinë të zezë, të ngjashme me atë që Hutra u pikas pasi u arratis nga Paskuqani.

Dan Hutra dyshohet se kur ka qenë në burg, ka pasur konflikte me vëllain e Etleva Kurtit, Vladimir Kurti i cili është dënuar me burgim të përjetshëm në burgun e Drenovës. Sipas dëshmisë së Kurtit, me Hutrën kanë pasur konflikte në burg ku e ka kërcënuar disa herë.

Një tjetër pistë hetimi është për gjakmarrje pasi vëllai i viktimës, Vladimir Kurti para disa vitesh i ka bërë një atentati një çifti, ku burri ka humbur jetën e ndërsa gruaja ka shpëtuar. Ngjarja ndodhi në vitin 2018 kur Vladimir Kurti ka vrarë Agim Bucin në dyqanin e tij në prani të djalit të vogël 6 vjeç gjatë një tentative grabitje. 

Në përditësim...

*Raportojnë për Report Tv dhe Shqiptarja.com gazetarët Keti Banushi 

 

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • nick: 01/03/2023 16:25

    6 gra paska dash me vra mrena ores

    Përgjigju
  • nick: 01/03/2023 16:23

    paska qen i tmershem ky hasani grave

    Përgjigju
  • Aldo: 01/03/2023 15:45

    Kafshet ne aksion. Ngelet njerez te eger perjete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?