Tjetër surprizë në Champions, Lyon mund Manchester Cityn dhe 'kap' gjysmëfinalen ndaj Bayernit

16 Gusht 2020, 09:02| Përditesimi: 16 Gusht 2020, 09:03

  • Share

E pabesueshme ajo që ka ndodhur në çerekfinalen e fundit të Champions League.  Francezët e Lyon nxjerrin jashtë Manchester Cityn e drejtuar nga Pep Guardiola. Pas Juventusit ekipi francez "hëngri" edhe kokën e Cityt që e mposhti 3-1 dhe e kthen në shtëpi. Cornet kaloi Lyon në avantazh në pjesën e parë ndërsa City barazoi në minutën e 69-të me De Bruyne.

Por fatin e takimit e vendosi dygolëshi i Dembele i shënuar në minutat 79-të dhe 87-të. Lyon kualifikohet për në gjysmëfinale të Champions ku do përballet me Bayern Mynih ndërsa tjetër dështim për Cityn dhe Guardiolën në "luftën" per të fituar Championsin. Gjysmëfinalja tjetër e këtij edicioni që po luhet në formatin "Final Eight" është Lajpcig-PSG.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • vjeshta: 16/08/2020 17:32

    Arrin në gjysëmfinale! Jo,"kap"! Gjysëm e jo "gjysmë" o idiot o gomar,mëso shqip.

    Përgjigju
  • Jorgo: 16/08/2020 09:23

    Ne kete kohe pandemie te levizin vetem ne raste shume urgjente.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?