Tjetër lajm pozitiv për futbollin shqiptar, del përgjigjja e testit të tretë për COVID-19 e Qardakut

11 Qershor 2020, 14:05| Përditesimi: 11 Qershor 2020, 14:08

  • Share

Në prag të ndeshjes Bylisi-Skënderbeu për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë ka ardhur një tjetër lajm i mirë për klubin ballshiot në veçanti dhe futbollin shqiptar në përgjithësi.

Klubi i Bylisit në faqen zyrtare ka njoftuar se futbollisti Qardaku i cili me datë 2 qershor rezultoi pozitiv me koronavirus ka dalë negativ sot në testin e tretë. Edhe pak ditë më parë Qardaku ishte negativ në testin e dytë, por tani të gjithë janë të siguruar plotësisht dhe aktorët e futbollit mund të fokusohen pa e vrarë mendjen te gara sportive.

Bylis-Skënderbeu ashtu si tre ndeshje të tjera të Kupës së Shqipërisë do të luhet në orën 17:00.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?