Baste sportive

Tjetër i arrestuar për baste sportive në Tiranë, prangoset 39-vjeçari

6 Dhjetor 2021, 11:37| Përditesimi: 6 Dhjetor 2021, 11:38

  • Share

Një tjetër person është arrestuar nga operacioni i policisë së shtetit kundër paligjshmërisë  në fushën e lojërave të fatit.

Policia e Tiranës bën me dije se ka prangosur në flagrancë 39-vjeçarin Herlind Kroj pasi në lokalin e tij ushtronte aktivitin e paligjshëm të lotarive sportive.  Lokalin i tij është në rrugën “Ferit Xhajko” në kryeqytet.

"Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një aparaturë dekoder dhe një aparat celular që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit, si dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale 'Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara'", njofton policia.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?