Josep Borrell dhe Vladimir Putin

Tjetër goditje për Rusinë, BE miraton nesër paketën e 12 të sanksioneve

14 Nëntor 2023, 09:51| Përditesimi: 14 Nëntor 2023, 09:53

  • Share

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Joep Borrell ka parashikuar se paketa e re e 12-të e sanksioneve kundër Rusisë mund të miratohet dhe të prezantohet këtë javë.

Borrell theksoi se paketa e 12-të e sanksioneve do të përfshijë më shumë listime, ndalime të reja eksporti, mes tyre diamante, veprime për të shtrënguar kufirin e çmimit të naftës në mënyrë që të ulë të ardhurat që Rusia po merr.

"Ne jemi duke finalizuar detajet e fundit të kësaj pakete. Ajo do të hartohet me një vendim të Këshillit, i cili më pas do të miratojë vendimet përkatëse dhe një rregullore të Këshillit, e cila do t'u japë udhëzime shteteve anëtare se si të zbatojnë këto vendime. Kjo rregullore e Këshillit mund të miratohet të mërkurën me një propozim të përbashkët që unë dhe Komisioni Evropian do t'ia paraqesim Këshillit", tha Borrell. 

Paketa e re mund të përfshijë më shumë se 100 persona fizikë dhe 40 persona juridikë. Ka gjithashtu diskutime për ndalimin e punësimit të rusëve në të ashtuquajturit sektorë të ndjeshëm dhe riatdhesimin e aseteve ruse në BE, raportojnë mediat e huaja. 

Diskutimet mbi sanksionet e reja vazhduan pasi ministrat e jashtëm të G7 dhanë dritën jeshile për vendosjen e kufizimeve për diamantet me origjinë ruse në një takim në Japoni. 

S.S/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 14/11/2023 10:21

    Goditje per Rusine ? Hahahah ja keni futur vetes o te lodhur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?