Tjetër disfatë për Barcelonën, katalanasit eleminohen nga Kupa e Mbretit

25 Janar, 08:08| Përditesimi: 25 Janar, 14:21

  • Share

Barcelona është skualifikuar nga Kupa e Mbretit për këtë sezon. Katalanasit u mposhtën në çerekfinale nga Athletic Bilbao pas 120 minutave lojë me rezultatin 4:2. Rezultati brenda 90 minutave  të kohës së rregullt përfundoi me shifrat 2:2. Baskët kaluan të parët në epërsi që në minutën e parë të ndeshjes kur realizoi Guruzeta.

Katalanasit e përmbysën rezultatin në minutën e 26-të me Levandoëskin dhe Lamine Yamal 6 minuta më pas. Athletico barazoi rezultatin në minutën e 49-të ndërsa e përmbysi në pjesën shtesë.

Kjo është një tjetër disfatë për katalanasit pas mposhtjes nga Real Madrid në Superkupën e Spanjës. Tashmë janë në garë vetëm për trofeun e Ligës së Kampionëve dhe La Ligan.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?