Makina e pëmbysur pas aksidentit

Tjetër aksident në rrugën Sarandë-Delvinë, mjeti del nga rruga dhe përmbyset

7 Dhjetor 2023, 07:32| Përditesimi: 7 Dhjetor 2023, 07:38

  • Share

Një tjetër aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në segmentin rrugor Sarandë – Delvinë, pjesë e rrugës Sarandë – Kardhiq, pranë ish-pularisë në Shijan.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar.

Në këtë segment rrugor, vetëm këtë javë janë shënuar 3 aksidente të njëjta, ku automjetet kanë dalë nga rruga dhe janë përmbysur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

1701930819_aksident.jpg

1701931091_WhatsAppImage20231207at07.28.20.jpeg

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ilir: 07/12/2023 08:21

    Tre here, dmth qe eshte kthese e duhet HEQUR KEMBA NGA GAZI e ulur shpejte sia,e para. E dyta duhet verifikuar kendi i pendences se rruges tek kthesa, e mundesisht te nderhyet duke zvogeluar kendin e rritur pjerrtesine drejt qendres se karrexhates(korsise) gje qe ndihmon mjetin te qendroje ne korsi . Duke supozuar qe sinjalistika paralajmeruese eshte ne rregull, dhe mirembajtja ne nivel normal. Tre raste jane shume, teper per te mos e vleresuar sic duhet, apo presim akoma sa largqofte te vdese dikush?! Nese nuk merren masa... dikush nuk ka bere punen per te cilen paguhet. Ka edhe ndjekje PENALE kur ka te demtuar!!

    Përgjigju
  • Cncn: 07/12/2023 08:16

    Cudi, se rruga i ploteson te gjitha standardet. E kane ndertuar vete patronazhistet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?