Tjetër aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, përplasen dy automjete

1 Janar, 14:18| Përditesimi: 1 Janar, 22:46

  • Share

 

Pogradec - Një tjetër aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin nacional Pogradec -Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Buqezë.

Sipas informacioneve të para në këtë aksident janë përfshirë dy mjete, ndërsa raportohet edhe për të plagosur.

Bëhet me dije se policia dhe një ambulancë kanë mbërritur në vendngjarje.

Aksidenti ka sjellë bllokimin e rrugës dhe si rrjedhojë krijimin e  trafikut.

 

K.M//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?