Programacion

E Diel
22
Maj
E Hënë
23
Maj
E Martë
24
Maj
E Mërkurë
25
Maj
E Enjte
26
Maj
E Premte
27
Maj
E Shtunë
28
Maj
E Diel
29
Maj
E Hënë
30
Maj
E Martë
31
Maj

Grupi muzikor Tirona Allstars

Politikë

Tirona Allstars, grupi më i mirë muzikor i vitit, nga Songlines Music Awards/Veliaj: Krenari për Tiranën dhe mbarë Shqipërinë

13 Maj, 11:10| Përditesimi: 13 Maj, 11:15

Tirana-Tirona Allstars, grupi muzikor që me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës realizoi albumin “Tirana 100”, në 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet, është shpallur fitues i kategorisë “Best Group” për vitin 2022 nga Songlines Music Awards.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar grupin Tirana-Tirona Allstars për çmimin prestigjioz nga Londra, duke u shprehur njëkohësisht se është një vlerësim edhe për Tiranën dhe për Shqipërinë.

“Grupi më i mirë muzikor i vitit 2022! Nga 4 finalistët, Tirana-Tirona Allstars janë fitues të kategorisë “Best Group”. Një nder i jashtëzakonshëm për Tiranën dhe mbarë Shqipërinë,” shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Albumi u realizua falë punës së ideatores dhe producentes Edit Pula e cila së bashku me partneret Prof. Lucy Durhán dhe Martin Appleby krijuan diskun muzikor që përfaqësoi Tiranën në klasifikim botëror.

Simon Broughton themelues i revistës Songlines, u shpreh se “Tirana Tirona Allstars” e meritoi plotësisht çmimin si “Grupi më i mirë” në edicionin e vitit 2022 të Çmimeve Songlines.

“Gjithmonë e kam admiruar muzikën shqiptare, por gjithmonë jam çuditur se si kjo muzikë nuk është e njohur mjaftueshëm sa e meriton në botë. Të shpresojmë se ky çmim do ndihmojë për këtë,” shprehet Broughton në një videomesazh.

Për secilën nga kategoritë ku përshihej dhe “Artisti më i mirë” si dhe ato me bazë gjeografike kishte nga katër të nominuar, ku Shqipëria në kategorinë për Grupin më të Mirë fitoi përballë grupeve si “Las Lloronas” i Belgjikës i shpallur fitues një vit më parë për të njëjtin çmim, apo dhe Toumani Diabaté & Orkestra Simfonike Londër.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve pritet të zhvillohet në ditët e ardhshme.

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Presidenti i ri duhet të jetë i PS apo i opozitës?