Shtirej si punonjës i Forcave Speciale, arresohet 40-vjeçari në Tiranë! Lëvizte me armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje

30 Janar 2023, 11:16| Përditesimi: 30 Janar 2023, 11:39

  • Share

Policia e Tiranës arrestoi një 40-vjeçar në rrugën “Hamid Shijaku”, pasi lëvizte me pistoletë me fishek në fole, gati për qitje dhe prezantohej me dokumente të falsifikuara si punonjës i forcave speciale. Në kuadër të operacionit “Speciali’ 40-vjeçarit Klodjan Gjikdhima iu sekuestruar municion luftarak, pranga, dokumente të falsifikuara, të cilat i përdorte për autorizim hyrjeje në institucione si edhe sende të tjera të paligjshme pasi kontrollit që iu bë në banesën e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, "Mbajtja pa të drejtë e uniformës", dhe "Falsifikimi i dokumenteve".

 

F.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?