Foto ilustruese

Tiranë/ Kërcënoi një vajzë për t’i dhënë lekë në rrjetet sociale, shpallet në kërkim 24-vjeçari

10 Shkurt 2021, 10:22| Përditesimi: 10 Shkurt 2021, 10:37

  • Share

TIRANË- Një 24-vjeçar është shpallur në kërkim pasi në rrjetet sociale ka kërcënuar një person për t’i dhënë pasurinë.

Në kërkim është shpallur K. K., 24 vjeç, teksa nuk dihet ende shumë detaje nga kjo ngjarje.

“Më datë 09.02.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit K. K., 24 vjeç, sepse nëpërmjet rrjeteve sociale ka kanosur një shtetase, duke e shtrënguar për dhënie pasurie”, thuhet në njoftim zyrtar.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?