Foto ilustruese

Tiranë/ I mori para një personi që ta bënte pjesë së skuadrës, arrestohet ish-trajneri i futbollit

27 Shtator 2023, 16:30| Përditesimi: 27 Shtator 2023, 16:43

  • Share

Shpëtim Hyseni, ish-trajner i një skuadre futbolli në Lezhë, është arrestuar në Komunën e Parisit në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi". 

Në 2016 kur ishte trajner i skuadrës së futbollit, 55-vjeçari i ka marrë një personi një shumë parash me premtimin që do ta bënte pjesë të skuadrës së futbollit. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar Hysenin me 1 vit burgim.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.  Vihet në pranga një shtetas i dënuar me 1 vit burgim, pasi i ka marrë një shumë parash, një shtetasi, duke e mashtruar. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tij. 

Si rezultat, në Komunën e Parisit, u kap shtetasi në kërkim Shpëtim Hyseni, 55 vjeç, banues në Tiranë.  Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Mashtrimi". 55-vjeçari, në vitin 2016, kur ka qenë trajner i një skuadre futbolli në Lezhë, i ka marrë një shtetasi, një shumë parash, me premtimin se do ta bënte pjesë të skuadrës së futbollit. 

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?