Tiranë/ Po eksploronin malin në fshatin Kllojkë, humbin rrugën dy turistet belge! Policia i gjen pas disa orësh (VIDEO)

11 Shkurt, 22:39| Përditesimi: 11 Shkurt, 23:13

  • Share

2 turiste nga Belgjika, të cilat kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit në mal, për shkak të terrenit të thepisur, janë gjetur pas disa orësh kërkime nga policia e Tiranës

Rreth orës 17:00, është marrë njoftim se 2 turiste nga Belgjika, kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit në fshatin Kllojke, dhe si pasojë kishin mbetur të izoluara në terrenin e thepisur të malit. 

“Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme "Shqiponja", Forcën Kombëtare të Sigurisë Publike, dhe ndërlidhësit me komunitetin, kanë organizuar një operacion kërkim-shpëtimi, dhe pas disa orësh kërkime intensive, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së vendit nga zona që mund të përshkohet me automjete, është bërë lokalizimi i turisteve të huaja”, njofton policia.

Dy turisteve iu është dhënë ndihma e parë mjekësore, si dhe janë pajisur me ushqime dhe me veshje. 

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, a forcohet pozita e Shqipërisë në rajon?