Foto ilustruese

Tiranë/ Goditi kunatin me thikë duke e lënë të plagosur, në kërkim 27 vjeçari

19 Shkurt 2021, 10:55| Përditesimi: 19 Shkurt 2021, 11:07

  • Share

Vijon puna e policisë së Tiranës për arrestimin personit me inicialet P.A, 27 vjeç, pasi gjatë një konflikti në banesë, ka goditur me thikë, kunatin e tij D.Z i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Konflikti mes 2 personave ndodhi në zonën e Laprakës në rrugën “Vangjel Noti”, në kryeqytet.

Njoftimi i plot i Policisë:

Më datë 18.02.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit P. A., 27 vjeç, pasi në Laprakë, në rrugën “Vangjel Noti”, gjatë një konflikti në banesë, ka goditur me thikë në trup, kunatin e tij, shtetasin D. Z., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?