Foto ilustruese

Tiranë/ Vihen në pranga 3 shtetas, 2 prej tyre për mosdeklarim të ardhurash, i treti për punësim të paligjshëm

5 Dhjetor 2022, 14:51| Përditesimi: 5 Dhjetor 2022, 14:55

  • Share

3 persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë pasi dy prej tyre kanë fshehur të ardhurat dhe i treti dënohet për punësim të paligjshëm.

Një 26-vjeçar J.L dhe 52-vjeçari A.L janë personat e arrestuar nga uniformat blu dhe kanë marrë menjëherë masën “Arrest me burg” nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tiranës pasi kishin fshehur të ardhurat. Të dy personat e arrestuar janë banues në Tiranë.

Krimi ekonomik ka arrestuar edhe një 29- vjeçar për fshehje të ardhurash. Personi i tretë i arrestuar nga policia akuzohet se ka shkelur rregullat e mbrotjes në punë gjithashtu edhe ka punësuar njerëz në mënyrë të paligjshme. Për këto veprime të tij ka marrë edhe masën “Arrest me burg”, njësoj si dy personat e tjerë, por ndryshe nga dy të arrestuarit e tjerë, 29- vjeçari është banues në Lushnjë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?