Tiranë, zjarr në një pallat në rrugën 'Asim Vokshi', evakuohen banorët (VIDEO)

5 Shkurt 2023, 18:29| Përditesimi: 5 Shkurt 2023, 19:30

  • Share

Një zjarr ka rënë në një pallat në rrugën Asim Vokshi në Tiranë. Bëhet me dije se kabujt e shpërndarjes së rrjetit elektrik, janë përfshirë nga flakët. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat kanë shuar flakët, ndërsa mësohet se banorët e pallatit janë evakuara. Nuk raportohet për dëme në njerëz.

Bëhet me dije se është djegur rrjeti elektrik i katit të tetë të një pallati dhe si pasojë është krijuar shumë tym. Kjo ka shkaktuar dhe gjendje jo të mirë tek banorët e katit të tetë, pasi kanë pasur problemeve me frymëmarrjen. Një pjesë e banoreve janë evakuar, dhe po kontrollohet në çdo kat rrjeti për te parë nëse ka defekte. Sipas banorëve janë çarë edhe tubat e ujit.

'Më datë 05.02.2023, rreth orës 17:55, në rrugën "Asim Vokshi", në një pallat, ka rënë zjarr në kabujt e shpërndarjes së rrjetit elektrik. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.'- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?