Foto ilustruese

Tiranë/ Zjarr në një garazh në Paskuqan në orët e para të mëngjesit, digjen 2 automjete

15 Shkurt 2021, 08:07| Përditesimi: 15 Shkurt 2021, 08:09

  • Share

TIRANË- 2 makina janë shkrumbuar gjatë natës pas zjarrit që përfshiu një garazh.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50, në rrugën “Azem Galica”, në Paskuqan. Garazhi ishte në pronësi të E. H., ku për pasojë janë përfshirë nga flakët dhe 2 mjete të cilat ishin të parkuara aty.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, e megjithatë, po vijojnë hetimet.

“Më datë 15.02.2021, rreth orës 02:50, në rrugën “Azem Galica”, në Paskuqan,  ka rënë zjarr në  garazhdin në pronësi të shetasit​ E. H., ku për pasojë janë përfshirë nga flakët dhe 2 mjete të cilat ishin të parkuara aty. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku aktualisht dyshohet se është ngjarje aksidentale”, njofton policia.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?