Tiranë/ Zjarr i madh në një pallat në ndërtim në Astir, digjet një automjet i parkuar (VIDEO)

6 Gusht 2022, 13:33| Përditesimi: 6 Gusht 2022, 14:02

  • Share

TIRANË- Një zjarr i madh ka përfshirë një pallat ende në ndërtim në zonën e ‘Astirit’ në Tiranë.

Zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike dhe si rezultat është djegur edhe një automjet i parkuar në pronësi të shtetasit me iniciale A.M.,

Nga flakët janë djegur gjithashtu edhe disa panele të pallatit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?