Mallra kontrabande te sekuestruara

FOTO/ Tiranë, zbulohet dyqani tek 'Komuna e Parisit' ku shiteshin mallra kontrabandë

4 Tetor 2023, 11:39| Përditesimi: 4 Tetor 2023, 11:47

  • Share

TIRANE- Një operacion për goditjen e kontrabandës së mallrave është ndërmarrë në qytetin e Tiranës.

Në pranga ka rënë 42 vjeçarja pronare e një dyqani në komunën e Parisit. Gjatë kontrollit policia gjeti mallra dhe produkte të ndryshme, pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e tyre.

“Nga verifikimet ka rezultuar se kjo shtetase nuk deklaronte në organet kompetente, të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari” informoi sot policia e Tiranës.

42 vjeçarja e identifikuar me inicialet E.Rr u arrestua në kuadër të operacionit “Omega”

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?