Tiranë/ Vodhën materialet e ndërtimit në firmën ku punonin, arrestohen 3 persona (VIDEO)

4 Korrik 2022, 11:23| Përditesimi: 4 Korrik 2022, 11:29

  • Share

TIRANË- Një 57-vjeçar me iniciale H.M., një 35-vjeçar me iniciale A.C dhe një 54-vjeçar me iniciale N.L. kanë rënë në prangat e policisë pasi kanë vjedhur materiale në kantierin e firmës ku punonin.

3 personat ishin të punësuar në një firmë ndërtimi në rrugën "Ali Demi", dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur bazën materiale në kantierin e kësaj firme. Të arrestuarit akuzohen për veprat penale: "Vjedhja" e kryer në bashkëpunim,"Vjedhja duke shpërdoruar detyrën" e kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?