Tiranë/ Poker dhe kokainë! Rrethohen 2 lokale në Kombinat, arrestohen 11 bastexhinj

23 Gusht 2023, 11:45| Përditesimi: 23 Gusht 2023, 12:05

  • Share

Njëmbëdhjetë persona janë vënë në pranga nga policia, pasi nu kapën duke vënë baste sportive dhe duke luajtur poker në ambientete e dy lokaleve në zonën e Kombinatit. Të arrestuarve iu gjet edhe kokainë.

Pasi kishin përshtatur ambientet e dy lokaleve në zonën e Kombinatit, 11 të rinj të moshave nga 22-36 organizonin lojëra fati, si baste sportive online dhe poker.

Në momentin kur policia, hyri në ambientet e dy lokaleve, të rinjtë ishin duke luajtur poker dhe duke vënë baste, ndërsa disa prej tyre po konsumonin kokainë.

Për pasojë, janë arrestuar F. K., 30 vjeç, Sh. O., 34 vjeç, E. L., 36 vjeç, M. M., 26 vjeç, B. Z., 33 vjeç, E. R., 28 vjeç, A. B., 23 vjeç, S. C., 33 vjeç, H. N., 34 vjeç, E. H., 22 vjeç, dhe V. M., 26 vjeç.

Gjithashtu, u shpall në kërkim L. S., 23 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, 18 aparate celulare, shuma të ndryshme parash, si dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?