Tiranë/ Vinin baste sportive, 8 të arrestuar, 3 në hetim penal

30 Janar, 10:16| Përditesimi: 30 Janar, 10:17

  • Share

TIRANË- Tetë persona janë arrestuar dhe 3 të tjerë janë proceduar penalisht pasi vinin baste sportive në mënyrë të paligjshme.

Në kuadër të opracionit të policisë ‘Last Bet’, në pranga kanë rënë Oligert Rozani, Fatjon Spahiu, Ergys Shollo, Bledar Mici, Alban Balliu, Nexhmedin Tola, Ilion Mile dhe Olsi Hasa, të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit Sh. A., E. I., dhe D. H.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjektet e këtyre shtetasve, janë gjetur telefona që shërbenin për vendosjen e basteve sportive dhe linqe, që shërbenin për këto baste.

Po ashtu në shumicën e telefonave të këtyre shtetaseve, u gjetën skedina dhe kredite, me qëllim vendosjen e basteve sportive të klientë të ndryshëm.

Gjatë operacionit u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 10 aparate celulare që shërbenin për vendosjen e basteve sportive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?