Operacioni ‘Astiri’ në Tiranë, u gjetën 1.5 kg kokainë në banesë, policia arreston 2 persona! Në kërkim bashkëpunëtori i tyre (EMRAT)

6 Shkurt, 08:38| Përditesimi: 6 Shkurt, 10:35

  • Share

TIRANË- Dy persona janë arrestuar nga policia mbrëmjen e djeshme (5 shkurt) pasi gjatë një kontrolli në banesë u janë gjetur 1 kg e 500 gramë lëndë narkotike e llojit ‘kokainë’.

Në kuadër të operacionit të koduar ‘Astir’ si vijim i megaoperacionit ‘Tempulli 2’, kanë rënë në pranga Envis Gorellari, 37  vjeç, dhe Fatjon Çiçi, 33 vjeç, të dy banues në Tiranë si dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre i  identifikuar si B.K.

“Shërbimet e Policisë, kanë lokalizuar në Bulevardin e Kasharit, shtetasit E. G., dhe F. Ç. Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së shtetasit E. G., shërbimet e Policisë, i gjetën rreth 1 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë”- njofton policia.

Lënda narkotike së bashku me dy aparate celulare dhe një automjet, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë policia vijon punën për kapjen e bashkëpunëtorit të 2 të arrestuarve. 

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?