Tiranë/ U kap me kokainë në makinë, arrestohet nipi i ish-deputetit Rrahman Rraja! 22-vjeçari i tensionuar para hetuesve: Do flas në një moment të dytë

27 Tetor 2023, 10:42| Përditesimi: 27 Tetor 2023, 13:49

  • Share

Ariel Rraja, 22 vjeç, nga Nikla e Krujës, është prangosur nga policia pasi i janë gjetur në automjet kokainë dhe shuma parash. 22-vjeçari rezulton të jetë nipi i ish deputetit Rrahman Rraja. Babai i tij Flamur Rraja ishte protagonist në dhunën barbare për guroren në fshatin Borizani në korrik të këtij viti.

“Jam i tensionuar, do të flas në një moment të dytë”, ky ishte deklarimi i vetëm që dha Ariel Rraja, nipi 22 vjeç i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, pasi u arrestua me sasi narkotikësh dhe para në makinë.

Burime bëjnë me dije se atij i janë gjetur më shumë se 200 mijë lekë dhe para të tjera në valutën e eurove në makinë, dhe më shumë se 50 gramë kokainë, e cila në treg kap vlerën e rreth 5 milionë lekëve të vjetra.

Sektori i narkotikëve kishte informacione se i riu mund të kishte lëndë narkotike në makinë dhe iu vu nga pas dhe pas kontrollit rezultoi të ishte e vërtetë.

Ariel Rraja është djali i Flamur Rrajës, vëllait të deputetit, i cili vazhdon të jetë në kërkim për dhunën e ushtruar bashkë me pjesëtarë të tjerë të fisit të tij ndaj dy vëllezërve Maja. Fisi Rraja dhunoi pjesëtare të fisit Maja pasi u ankuan për dëmet që shpërthimet në gurore po i shkaktonin banesave të tyre.

Vëllai i ish deputetit, Flamur Rraja, dallohej teksa i drejtonte armën në kokë Bilbil Majës, edhe pse ky i fundit ishte shtrirë në tokë pa ndjenja për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tij.

Sa i përket arrestimit të Ariel Rraja policia njofton se i ka sekuestruar edhe automjetin. 

Lajmi në përditësim...

1698401207_arielrraja.jpg

 

Ariel Rraja

Ora 12:15
DEL FOTO, ja kush është nipi i ish-deputetit Rraja që u arrestua në Tiranë! Babai i tij në kërkim për dhunën ndaj vëllezërve Maja

1698401207_arielrraja.jpg

Ky është Ariel Rraja, nipi i ish-deputetit Rrahman Rraja, i cili u prangos mëngjesin e sotëm nga Policia e Tiranës, pasi i janë gjetur në automjet kokainë dhe shuma parash.

Babai i Ariel Rrajës, Flamur Rraja ishte protagonist në dhunën barbare për guroren në fshatin Borizani në korrik të këtij viti.

Fisi Rraja dhunoi pjesëtare të fisit Maja pasi u ankuan për dëmet që shpërthimet në gurore po i shkaktonin banesave të tyre.

Ora 12:09
U kap me kokainë në makinë, ja çfarë deklaroi në polici nipi i ish-deputetit Rraja

1698401166_page.jpg

“Jam i tensionuar, do të flas në një moment të dytë”, ky ishte deklarimi i vetëm që dha Ariel Rraja, nipi 22 vjeç i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, pasi u arrestua me sasi narkotikësh dhe para në makinë.

Burime bëjnë me dije se atij i janë gjetur më shumë se 200 mijë lekë dhe para të tjera në valutën e eurove në makinë, dhe më shumë se 50 gramë kokainë, e cila në treg kap vlerën e rreth 5 milionë lekëve të vjetra.

Sektori i narkotikëve kishte informacione se i riu mund të kishte lëndë narkotike në makinë dhe iu vu nga pas dhe pas kontrollit rezultoi të ishte e vërtetë.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 28/10/2023 00:57

    C'd.m.th. kjo /jam i tensionuar e do te flas ne nje moment te dyte/?! Kush ligj ja lejon kete? Kush kujton se eshte ky?!Ka marre avokat qe ja ka mesuar si te flase,apo po perpiqet te fitoje kohe qe te sajoje alibine e rradhes,apo t'ju jape kohe shokeve te krimit qe te zhdukin mallin e te avullojne dhe vete??!! Shtrydheni ne hetuesi per 24-48 ore pa pushim e mos i jepni asnje moment kohe dhe e shikoni si do te filloje te kendoje ky!

    Përgjigju
  • agim: 27/10/2023 15:02

    mjerimi ka emer ....

    Përgjigju
  • Lezha: 27/10/2023 13:53

    Spo din me gersit pushka hala nder to ! Ateher ta shohim forcen e tyre

    Përgjigju
    • Lala: 27/10/2023 19:19

      Qekan antiplum keta Rajat o Ai ai .

    • Ai ai: 27/10/2023 14:15

      Me at shpres rri se do i kercas kto jan fisi me i fort shqiprii mesme ska burr tju dal perball kush merret me to esht i humb pa fillu

  • Money: 27/10/2023 11:28

    Keta rrajat si shum po e terheqin fijen por nuk e din keta qe heret a vone fija keputet? Rrini urte o rraja se ka ik koha e te fortit

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 27/10/2023 11:25

    Keta rrajat dhe tere llumi i tyre jane garda pretoriane e rilindjes se Leshit....

    Përgjigju
  • Askushi: 27/10/2023 11:19

    Shteti qe na premtoi Edi Rama,nuk e japin sasine e kokaines dhe sa euro sepse do ulen dhe do perfundoj per perdorim vetiak,dhe eurot lek xhepi. Paskan qene rrace e mbaruar fare keta rrajat,po do ket ne ate fis nje me shkolle te mesme te pakten? Te gjithe llum me te medhenj me te vegjel,

    Përgjigju
  • Darvin: 27/10/2023 11:16

    Rraca e rames

    Përgjigju
  • Tiku dhe Taku-Taku dhe Tiku: 27/10/2023 11:14

    Ktyne u duket vetnja si allakapone

    Përgjigju
  • Elio: 27/10/2023 11:03

    Fis robshkerdhyerash, ne cdo dy muaj do dali nje mbiemer Rraja ne kroniken e zeze. Keta duhen helmuar me bar miu te gjithe.

    Përgjigju
    • Haqif kapertoni: 18/11/2023 15:49

      O ti elio a do me tqi rracen ty apo si e ke hallin robqir muti tshkerdhefsha robt ku ti kesh hajde provoje pidh motre

  • Realiteti: 27/10/2023 10:51

    Realiteti eshte qe expertet do e nxjerrin miell per petulla ate qe ka patur ky me vete, ndersa parate e krimit do i nxjerrin si kursimw familjare per nje operacion ne spital privat. Keta u liruan nga akuza kur i pa e gjithe shqiperia dhe as u kapen ndonjehere. Ai nxenesi 16 vjec qelloi me karrike mesuesen dhe ka akuzen e plagosjes te rende, keta trimat e Rrajave me kobure dhe shkopa bejsbolli plagosje e lehte me tre firma mjekesh ligjore.

    Përgjigju
    • Une: 27/10/2023 11:01

      Sakte komenti. Fiks.

  • destan: 27/10/2023 10:47

    Familje kriminale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?