Tiranë/ U kap i dehur në timon dhe tentoi të korruptojë policin, arrestohet 60-vjeçari

6 Janar, 13:48| Përditesimi: 6 Janar, 14:35

  • Share

Tiranë – Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi tentoi të korruptojë një efektiv të Policisë Rrugore.

60-vjeçari i identifikuar me inicialet F.B. u kap i dehur teksa drejtonte automjetin e tij dhe për t’i shpëtuar ndëshkimit ligjor tentoi të korruptojë policin.

“Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin F. B., 60 vjeç, i cili pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Me qëllim shmangien e përgjegjësisë ligjore, ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar atij një shuma të ndryshme parash”,- njofton policia.

Blutë bëjnë me dije se materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?