Tiranë, u kap duke përdorur telefonin teksa drejtonte makinën, shofer tenton të korruptojë policin për të mos marrë gjobë (VIDEO)

7 Shkurt, 15:10| Përditesimi: 7 Shkurt, 15:32

  • Share

TIRANË- Një person është arrestuar nga policia rrugore në rrugën “Asim Vokshi” në kryeqytet pasi tentoi të korruptonte policin që të mos i vinte gjobë pasi e kapi duke përdorur celularin gjatë kohës që drejtonte mjetin.

Në videon e publikuar nga policia, shihet momenti kur drejtuesi i mjetit ka tentuar të korruptojë policin për të mos marrë gjobën përkatëse.

Një ditë më parë, policia njoftoi edhe arrestimin e disaq shoferëve të tjerë në Tiranë të cilët tentuan tu jepnin ryfshet punonjësve që mos t’u vendosnin gjoba.

 

 

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?