Telefonat e sekuestruar

Tiranë, tregtonte telefona që ishin futur kontrabandë, arrestohet administratori i dyqanit

8 Korrik 2022, 10:06| Përditesimi: 8 Korrik 2022, 10:12

  • Share

TIRANË- Një 55-vjeçar është vënë në prangat e policisë ditën e sotme pasi tregtonte telefona që ishin futur kontrabandë në vendin tonë. Nga ky operacion, policia i ka sekuestruar 27 aparate celulare iPhone 13 Pro Max, të dyshuar të kontrabanduar.

55 vjeçari banues në Tiranë u arrestua për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjerë", "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve".

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi F. Q., 41 vjeç, banues në Tiranë. 

Gjatë kontrollit në subjektin me administrator shtetasin K. Q. dhe punonjës shtetasin F. Q., në Rrugën e Durrësit, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 27 aparate celulare, që dyshohet se janë futur kontrabandë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?