Tiranë/ Tenton t'i bëjë gropën personit që e ofendonte, bie vetë! 44 vjeçari hyn në banesë, i lë 2 kallëpe tritol në oborr! Demaskohet nga kamerat (VIDEO)

16 Qershor 2023, 11:02| Përditesimi: 16 Qershor 2023, 13:56

  • Share

Sokol Mesiti nga Preza priti të vinte mesnate për të shkuar pranë shtëpisë së bashkëfshatarit të tij. Qëllimi nuk ishte i një vizite të papritur, por i një plani të mirëmenduar për të inkriminuar në shenjë hakmarrje ndaj fyerjeve që pretendonte se i kish bërë.

44-vjeçari i la një sasi tritoli në oborrin e banesës, dhe pasi u largua duke menduar se askush nuk e kishte parë, mori në telefon policinë dhe denoncoi se Kujtim Kaçurri mbante lëndë plasëse në shtëpi, të njëjtën që në fakt vetë ai i vuri.

Policia ushtroi kontroll në oborrin e shtëpisë dhe gjeti të mbështjellë në një qese plastmasë 2 kallëpe tritoli së bashku me fitilin ndezës dhe dy detonatorë. Me habinë e pronarit të shtëpisë dhe dëshminë e tij se nuk ishte ai posedues i tritolit, policia nisi hetimet dhe zbuloi përmes kamerave të sigurisë që lënda plasëse ishte vënë nga vetë denoncuesi, me qëllimin që 46-vjeçari Kaçurri të ngarkohej me përgjegjësi penale

Gjatë marrjes në pyetje, Sokol Mesiti ka treguar se veprimin e kishte ndërmarrë pasi sipas tij Kaçurri e shante tek të tjerët dhe e cilësonte hajdut. I ndjerë i fyer, sipas Mesitit, vendosi që të hakmerret. Në fakt, burime nga policia thanë për Report Tv, se 44-vjeçari ka precedent të mëparshëm penalë, dhe pikërisht për vjedhje.

Operacioni u kodua  "Mesnata". 

1686905541_vore.jpg

Ora 11:22
Tentoi të inkriminonte 46 vjeçarin duke i lënë tritol në derën e shtëpisë, dëshmia e të arrestuarit në Vorë: Më fyente duke më quajtur hajdut

Zbardhet dëshmia e Sokol Mesitit, 44-vjeçarit që telefonoi në polici për të denoncuar Kujtim Kaçurrin për mbajtje të tritolit, por që në fakt e vendosi vetë për ta inkriminuar. Sokol Mesiti gjatë marrjes në pyetje ka treguar se veprimin e kishte ndërmarrë pasi sipas tij Kaçurri e shante tek të tjerët dhe e cilësonte si hajdut.

I ndjerë i fyer, sipas Mesitit, vendosi që të hakmerret dhe të vendoste sasinë e tritolit në banesën e Kaçorrit. Burime nga policia bëjnë me dije se Sokol Mesiti është person me precedent të mëparshëm penal, i dënuar për vjedhje. Mesiti dhe Kaçurri nuk jetojnë në të njëjtin fshat. Identifikimi i autorit u bë përmes pamjeve të kamerave të sigurisë, të cilat kombinuan edhe me provat materiale të gjetura në shtëpinë e Mesitit, veshtjet që përdori gjatë vendosjes së kallëpeve të tritolit.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fshati: 16/06/2023 13:11

    Shyqyr zotit qe qenka budalla maskarai.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?