Foto ilustruese

Tiranë/ Shpërthim në Laprakë, vihet lëndë plasëse pranë një biznesi

21 Nëntor 2023, 10:13| Përditesimi: 22 Nëntor 2023, 00:49

  • Share

Tirane- Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer pranë një biznesi në rrugën “Dritan Hoxha” në Laprakë.

Ngjarja u shënua sot, rreth orës 04.50 (21 nëntorit 2023) 

Dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e një biznesi përreth. thuhet në informacionin paraprak të policisë.

Nga informacionet e para mësohet lënda plasëse është hedhur nga makina dhe më pas janë larguar.

Sasia ka qenë e vogël dhe ka thyer vetëm xhamat e lokalit.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje.

Ora 10:31
Detaje të reja nga shpërthimi me lëndë plasëse në Laprakë

1700559311_1222.jpg

Tirane - Detaje të reja nga shpërthimi me lëndë plasëse pranë një biznesi në rrugën “Dritan Hoxha” në Laprakë.

Nga informacionet e para mësohet lënda plasëse është hedhur nga makina dhe më pas janë larguar.

Sasia ka qenë e vogël dhe ka thyer vetëm xhamat e lokalit. Pronari ka deklaruar se nuk ka ndonjë ide kontrete kush mund të jenë autorët, por dyshimet i ka hedhur te konkurenca ose ndonjë klient i pakënaqur, informon gazetari i Report Tv, Sokol Dema.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?