Zyra noteriale e Esmeralda Dautit

Tiranë, shpërtheu zyrën noteriale tek ish-blloku, vihet në pranga autori i vënies së eksplozivit (EMRI)

1 Maj, 15:53| Përditesimi: 1 Maj, 15:57

  • Share

Policia ka arrestuar autorin e vendosjes së eksplozivit tek zyra noteriale e Esmeralda Dautit, ngjarje e cila ndodhi më 30 janar të këtij viti në zonën e ish-bllokut në Tiranë.

Paulin (Pavlin) Kola ka rënë në prangat e policisë, bëjnë me dije burime për Report Tv.

Më herët për këtë ngjarje kanë rënë në pranga Real Zefi, 33 vjeç, banues në Shkodër; Korrado Katana, 33 vjeç, banues në Durrës; Eno Flamuraj, 36 vjeç, banues në Korçë.

Pasi vendosën lëndën plasëse në derën e noteres, autorët kanë lëvizur me motomjetin e Eno Flamurajt.

Më pas e kanë braktisur atë në zonën e Liqenit të Farkës dhe janë larguar me automjetin e Korrado Katanas, tip ‘Audi’.

Noteria është në pronësi të Esmeralda Dautit dhe për fat të mirë u regjistruan vetëm dëme materiale. Në pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat janë këqyrur nga hetuesit e Komisariatit nr. 2 shfaqet të paktën një person, i kamufluar mirë për të fshehur fytyrën dhe me kapele, i cili afrohet, lë lëndën plasëse dhe largohet.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 01/05/2024 16:06

    Duhet te denohen per terrorizem keta qe ta kuptojne te tjeret sepse eshte vertet nje akt terrorist dhe duhet denim maksimal

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?