Tiranë, shpërthim tritoli në fasonerinë në pronësi të shtetasit italian! Dëmtohet dera e jashtme e biznesit dhe një makinë e parkuar

25 Maj 2023, 22:00| Përditesimi: 25 Maj 2023, 23:02

  • Share

Një sasi tritoli ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një fasoneri në rrugën ‘Fadil Deliu’ në Tiranë. Mësohet se fasoneria është në pronësi të italianit Roberto Bingaido.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar dera e jashtme e hekurit, janë thyer disa xhama si dhe është dëmtuar një automjet që ndodhej i parkuar para biznesit.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe kapjen e autorit që ka vendosur lëndën plasëse.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tarasi: 25/05/2023 23:11

    Doni ti perzeni edhe kto qe i japin nje çap buk ca fukareshave.Hallall.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?