Foto ilustruese

Falsifikonin të dhënat e radarëve dhe vendosnin gjoba 'sipas qejfit', pezullohen nga detyra 5 efektivë të policisë rrugore

9 Korrik 2022, 12:29| Përditesimi: 9 Korrik 2022, 15:55

  • Share

TIRANË- 5 efektivë të policisë rrugore të pezulluar ka qenë bilanci i drejtorisë Rajonale të AMP në Tiranë.

Bëhet fjalë për Albi Meta 33 vjeç, Euklid Meci 31 vjeç, Ilirjan Kalemi 40 vjeç, Gerald Shabani 26 vjeç dhe Jurgen Muha 27 vjeç të gjithë me detyrë inspektorë.

Sipas hetimeve të kryera mësohet se, 5 efektivët kanë shpërdoruar detyrën duke ndëshkuar me gjoba padrejtësisht qytetarët. Policët, kanë falsifikuar të dhënat e radarëve në kundërshti me ligjin duke sjellë si pasojë dëm të konsiderueshëm ekonomik si dhe cenim të interesave të ligjshëm të shtetit.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë vazhdojnë hetimet për përfshirjen e punonjësve të tjerë dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • alfredi: 09/07/2022 22:01

    Nuk duhet burgu per keta , por sa lek duhet te gjobiten per keto vepra , keta lloj policesh duhet te nxjerrin leket nga dysheku ku i kane futur dhe te shkojne ne arke te shtetit ,vetem kjo menyre i ben te ndergjegjshm para ligjit, jo vetem policet ,por te shkelesit shtetrore.

    Përgjigju
  • Populli: 09/07/2022 14:02

    Nuk eshte vetem dem materjal.. ato duhet te futen ne burg. Lere fare, ketu spo futen peshqit e medhenj.. jeto si te duash o popull trim..

    Përgjigju
  • Gega: 09/07/2022 13:18

    O keto jane banditet me uniforme qe ka policia e shtetit! Keto jsne bo milionera .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?