Tiranë/ Shkuan të vizitonin 'Shpellën e Pëllumbasit' mbesin të bllokuar 5 turistë britanikë, gjenden pas 5 orësh kërkime (VIDEO)

28 Prill, 10:51| Përditesimi: 28 Prill, 15:47

  • Share

TIRANE- Pesë turistë nga Mbretëria e Bashkuar, që kishin mbetur të bllokuar në vendin e quajtur "Shpella e Pëllumbasit" janë shpëtuar falë një operacioni kërkim shpëtimi që u nis gjatë mbrëmjes së djeshme dhe përfundoi deri pas mesnatës  

Operacioni i kërkim-shpëtimit u krye nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me grupin alpin të Forcës Kombëtare të Sigurisë, dhe me Federatën Shqiptare të Alpinizmit, informoi sot policia e Tiranës.

Pesë turistët nga Mbretëria e Bashkuar, kishin mbetur të bllokuar në vendin e quajtur "Shpella e Pëllumbasit", për shkak të terrenit të veshtirë malor dhe mungesës së orientimit në errësirë, është organizuar menjëherë puna për gjetjen e tyre

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me grupin alpin të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe me Federatën Shqiptare të Alpinizmit, pas gati 5 orësh kërkime, deri pas mesnatës, kanë bërë të mundur gjetjen dhe shpëtimin e 5 turistëve të huaj, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore, informoi sot policia e Tiranës.          

Pas operacionit të kërkomi që zgjati për gati  5 orë është bërë e mundur shpëtimi I turistëve të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.      

Për çdo rast nevoje për ndihmë numri pa pagesë i telefonit të policisë është 112

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?