Tiranë/ Harruan ngrohësen me gaz ndezur, shkrumbohet gjatë natës lokal ‘Votra’ te ‘Brryli’! Flakët përfshijnë edhe një tjetër ngjitur (VIDEO)

28 Dhjetor 2022, 07:09| Përditesimi: 28 Dhjetor 2022, 15:11

  • Share

Lokal ‘Votra’ në zonën e Brrylit në Tiranë është përfshirë nga flakët, e për pasojë është djegur plotësisht. Zjarri i përmasave të mëdha, arriti të shkrumbojë në pak minuta lokalin, ndërsa flakët janë përhapur edhe në një lokal ngjitur tij.

Pas ndërhyrjes së zjarrfikëses zjarri është fikur, por dëmet materiale janë të shumta. Burime për Report Tv bëjnë me dije se shkak i zjarrit është bërë një bombul gazi, nga ato që përdoren për ngrohje nëpër lokale, të cilën dyshohet se e kanë harruar ndezur kur kanë mbyllur lokalin.

‘Më datë 27.12.2022, rreth orës 23:40, te Brryli ka rënë zjarr në një lokal dhe zjarri është përhapur dhe në një lokal tjetër ngjitur tij. Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?