Tiranë/ Shkatërroi traun e parkimit në një hotel dhe kundërshtoi policët, pranga 42-vjeçarit! Dëmtoi makinën e policisë teksa po neutralizohej

18 Dhjetor 2023, 14:14| Përditesimi: 18 Dhjetor 2023, 14:16

  • Share

TIRANË- Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi ka shkatërruar traun e parkimit në një hotel dhe kundërshtoi policët. Po ashtu, 42-vjeçari ka dëmtuar automjet e efektivëve, ndërsa ata po përpiqeshin që ta neutralizonin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:20, të 18 dhjetorit në rrugën "Abdi Toptani". Menjëherë pas marrjes së njoftimit se një person kishte dëmtuar traun e parkimit të një hoteli dhe po kryente veprime të dhunshme, efektivët kanë shoqëruar autorin e dyshuar, A. Ll., 42 vjeç.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i tij dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?