Tiranë, shisnin produkte ushqimore pranë shkollave, gjobiten 4 persona

18 Mars, 13:34| Përditesimi: 18 Mars, 13:49

  • Share

4 raste të shitjes së produkteve ushqimore brenda perimetrit të sigurisë në shkolla u evidentuan nga Komisariati nr.1 në kryeqytet në bashkëpunim me AKU-në dhe Policinë Bashkiake.

Të tre këto struktura kanë kryer kontrolle në afërsi të shkollave në Tiranë, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë dhe parandalimin e goditjen e paligjshmërive.

Për 4 rastet e konstatuara u ndëshkuan me masë administrative 4 shtetas nga policia bashkiake.

Ata shisnin produkte ushqimore brenda perimetrit të sigurisë në disa shkolla në Tiranë.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?