Gentian Talja dhe Henri Gjapi

Tiranë/ Sherri në ish-Bllok, arrestohet pas 5 muajsh në arrati 26-vjeçari! 4 ditë pas konfliktit humbi jetën Gentian Talja

8 Gusht 2023, 09:41| Përditesimi: 8 Gusht 2023, 10:10

  • Share

Pothuajse 5 muaj pas ngjarjes së rëndë, që ndodhi mesnatën e 31 marsit në zonën e ish-bllokut në Tiranë, ku si pasojë e një konflikti mbeti i vdekur Gentian Talja, është vënë në pranga autori Henri Gjapi, i cili ishte shpallur në kërkim.

Henri Gjapi, ishte shpallur në kërkim që nga marsi i këtij viti për vrasjen nga pakujdesia të 46-vjeçarit, Gentian Talja.

Një sherr i rastësishëm në rrugën "Vaso Pasha", në zonën e ish-Bllok mesnatën e 31 marsit të këtij viti, përfundoi me vdekjen e 46-vjeçarit Gentian Talja.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 pas mesnate, ku Gentian Talja, 46-vjeç, dhe Henri Gjapi, 25 vjeç, u takuan rastësisht. Të dy, në gjendje shumë të dehur, nisën të grinden me njëri-tjetrin pa asnjë shkak, pa pasur asnjë njohje më herët.

Pak çaste më vonë, si pasojë e goditjeve të marra gjatë sherrit 46-vjeçari Talja, humb ekuilibrin si në një gjendje të fikti dhe shembet në tokë dhe gjatë rënies godet me kokë bordurën e trotuarit.Në orët në vijim 46-vjeçari, ka ndërruar jetë në spital pas 4 ditësh.

Për 25-vjeçarin,  gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?